Lajme

Zana Avdiu: Nga paslufta gratë në Kosovë janë vrarë vetëm nga dora e familjarëve – burrave

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 25 November 2022

Aktivistja e të drejtave të hrav eka reaguar pasi sot në orët e vona të mbrëmjes një grua është vrarë nga burri në qendër të Prishtinës.

Avdiu ka thënë që qysh pas luftës gratë në Kosovë janë vrarë vetëm nga duart e familjarëve.

“Një burrë rreth 75 vjeç, e paska vra gruan e tij me sëpate. Ngjarja ka ndodh ne Prishtine. Gratë nga mas lufta e knej, ne vendin tone, janë vra veç nga dora e familjareve te tyne, kryesisht nga bashkëshortet.  Veç shihni, vet e ka një kame ne varr, e çohet e mbyte gruan e tij. Dhe, a e dini pse? Sepse kjo shoqni vendin e gruas e ka caktu te jete objekt ne sherbim te burrit. Madje edhe jetën e saj, ta ketë ne dore ai”, ka shkruar ajo pas rastit tragjik në Prishtinë.

Derisa ajo ka thënë se ngjarje të tilla ndoshin në kryeqytet pikërisht në ditën ndërkombëtare të eliminimit te dhunës ndaj grave.

“Sot është dita ndërkombëtare e eliminimit te dhunes ndaj grave, dhe ne Kosove shënohet denjësisht kjo dite- vritet një grua-.  Pra sic kam thane ne shkrimin e kaluar, armik i grave ne këtë vend, është vet familja e tyne”, ka shtuar ajo.

Rastin për Gazetën Infokus e kanë konfirmuar nga policia e Kosovës, e sipas zëdhënëses, Flora Ahmeti i dyshuari është vetë dorëzuar në polici.

Ndërsa nga prokuroria kanë konfirmuar informacionet e Gazetës Infokus se gruaja është vrarë me sëpatë dhe kanë thënë se arma është konfiskuar nga vendi i ngjarjes ndërsa i dyshuari është në paraburgim./Gazeta Infokus/

Si ndodhi vrasja e gruas me sëpatë nga burri në mes të Prishtinës, prokuroria jep detaje

Ky është burri që vrau gruan me sëpatë në Prishtinë (PAMJE)

Të tjera