Lajme

Zana Avdiu mësueses së VV’së që i tha Jasharajt bonu burrë: Sot ta kisha ndërpre kontratën

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 05 September 2022

Aktivistja e shoqërisë civile, Zana Avdiu i ka reaguar mësueses e cila sot i tha Rrahman Jasharajt “bonu burrë e ndalo grevën”.

Avdiu thotë se kësaj mësuese “sot do t’ia ndërprente kontratën”, për shkak se siç thotë ajo “me qenë burrë e konsideron vlerë”.

“Kjo mendësi, na përballë me këso raste si ky i përdhunimit të 11 vjeçares. Sepse kjo mendësi krijon role dhe sterotipe gjinore, që çojnë në pabarazi dhe dhunë gjinore”, ka shkruar Zana Avdiu në Facebook.

-Advertisement-

“Burrëria nuk është vlerë. Bile, në mënyrën se si është manifestu deri sot, është antivlerë”, thotë Avdiu.

Ajo edhe më parë e ka kritikuar qasjen që “burrëria të konsiderohet si vlerë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera