Lajme

Zana Avdiu me ironi: Kurti e mbajti premtimin se do të bisedojë me serbët e Kosovës, po bisedon me Radojçiqin

Autori: Gazeta inFokus 22:35 | 18 Korrik 2023

Zana Avdiu, aktiviste, ka deklaruar në Pressing të T7 se përgjimet ku përfshihet shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila “shfaqin hipokrizinë e Lëvizjes Vetëvendosje”.

Madje ajo me ironi, tha se Kurti e ka mbajtur një premtim kur ka thënë se “do të bisedojë me serbët e Kosovës”, duke shtuar se po bisedojnë me Milan Radojçiqin.

”Kur i dëgjoj ato premtime e shoh një premtim të mbajtur të kryeministrit Kurti dhe e ka mbajtur premtimin duke folur me Radojçiqin”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Më tutje, Avdiu deklaroi se LVV-ja po përballet me “demonin që e ka krijuar“.

“Vetëvendosje me këto përgjime po përballet me demonin që e kanë krijuar vetë. Secilin premtim që e kanë dhënë ose kauzë ata kanë dlaur kundër Listës Serbe. Më e madhe e këtyre përgjimeve është shfaqja e hipokrizë së Qeverisë, sepse ata kanë nxitur eufori te shqiptarët, kanë nxitur urrejtje”, ka deklaruar ajo.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy