Lajme

“Zajednica” i merr pasuritë kryesore të shtetit

Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 28 March 2018

Trepca, Brezovica, Ujmani. Të tria pasuritë më të mëdha të Kosovës thuhet se do të kalojnë nën kontrollin e Asociacionit të Komunave Serbe, të cilin tash e sa vite Lëvizja Vetëvendosje ndryshe e quan “Zajednica”, shkruan Infokusi.

Kjo parti politike ka publikuar një fotografi me mbishkrimin “Rreziku nga Zajednica”, ku shpjegon se cilat do të jenë pasuritë e shtetit nën kontrollin e “Zajednicës”.

Në mesin e tyre përveç Trepcës, Brezovicës e Ujmanit thuhet se do të jenë edhe miniera e Kishnicës, Miniera e Artanës e Banja e Kllokotit./Infokusi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera