Lajme

Zaimi i Vetëvendosjes tregon se kur policët specialë dalin në rrugë

Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 02 October 2021

Për Arbër Zaimi nga Vetëvendosje, në Ballkan Serbia është ajo që ka bërë padrejtësi dhe ka qenë ajo që i ka mbuluar targat e Kosovës

Në një intervistë për RTV Ora, ai tha se tani Kosova ka marrë një vendim sipas një marrëveshjeje që edhe Serbia është dakorduar në raport me reciprocitetin me targat.

“Në Ballkan shpesh shtetet prodhojnë një polaritet fiktiv. Në Ballkan Serbia është ajo që ka bërë padrejtësi dhe ka qenë ajo që i ka mbuluar targat e Kosovës dhe i ka detyruar qytetarët e Kosovës të paguajnë kosto kur të futen në serbi. Ndërsa tani Kosova ka marrë një vendim sipas një marrëveshjeje që edhe Serbia është dakorduar në raport me reciprocitetin me targat. Kurti e ka thënë se Kosova nuk do që t’i mbulojë targat e Serbisë, por për sa kohë e bën Serbi, edhe Kosova do ta bëjë këtë gjë me targat e Serbisë”, ka deklaruar Zaimi.

-Advertisement-

“Qeveri e Kosovës ka punuar me opinionin ndërkombëtar e vendor, dhe kjo ka bërë që të këtë një mbështetje nga SHBA dhe BE. Po ashtu, edhe serbët lokalë, nuk i kanë mbështetur shumë protestat dhe një pjesë e njerëzve janë sjellë me autobusë. Po ashtu edhe shumë drejtues mjetesh kanë pranuar që t’i ndryshojnë targat dhe kjo është një arritje e punës së mirë së qeverisë”, ka shtuar ai, transmeton Gazeta Infokus.

Sipas tij, mediat në Beograd viktimizohen duke thënë se largimi i forcave speciale është një fitore, por ai theksoi se ato nuk janë më të nevojshëm pas ndalimit të trazirave dhe marrëveshjes.

“Media e Beogradit, në masë të madhe është në funksion të një pushtetari me tendencë totalitari si Vuçiç. Është një media që vetëviktimizohet dhe pastaj e feston humbjen si fitore. Ata thonë se janë hequr forcat speciale nga kufiri. Policët specialë nuk janë të stacionuar nëpër rrugë, por dalin kur ka nevoja speciale. Kur hiqen barrikadat ata dalin. P.sh. policia speciale ka dalë kur ka pasur protesta të Vetëvendosjes në shesh dikur dhe ka ikur kur s’ka pasur më protestë. Nuk mund të rrijë në shesh. Trazira nuk ka më sepse u arrit një marrëveshje me një masë reciproke”, ka theksuar Zaimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera