Lajme

Zaimi: Duan ta vënë nën presion VV’në për ta bërë ndonjë marrëveshje të keqe

Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 12 January 2020

Ish-kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Arbër Zaimi, ka vazhduar t’i kundërpërgjigjet zërave të cilët e bëjnë fajtore Vetëvendosjen për mosarritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Zaimi shkruan se të gjitha ata që duan që VV-ja të ngutet për ta bërë Qeverinë, duan që ky subjekt politik të vihet në presion për ta bërë ndonjë marrëveshje të keqe.

Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes thekson se partia që ai përfaqëson nuk mund të krahasohet me partitë e tjera.

-Advertisement-

Zaimi shtoi se partitë e tjera negociatat për koalicione qeverisëse i kanë bërë shpejt, e poashtu edhe marrëveshjet e tjera.

Postimi i plotë:

Sa çudi, ata që s’na kanë votuar kurrë po thonë se janë lodhur nga vonesat dhe nga bisedimet për koalicion, dhe si hakmarrje s’do të na votojnë më kurrë.

E ata që na kanë sharë gjithnjë, nëpër banakë mediash a kafesh, edhe ata të lodhur e të mërzitur nga vonesat, kanë nisur të na shajnë prapë. Sharjet e njëjta: jeni njësoj si të tjerët, nuk i përshtateni askujt, e keni vetëm për pushtet, nuk doni pushtet.

(Dhe pse të tjerët kurrë s’u vonuan në negociata, qeveritë i bënë shpejt, edhe marrëveshjet me Serbinë e privatizimet korruptive po aq shpejt.)

Më qesharakët janë hajnat e ish-qeverisë, që po i shfrytëzojnë edhe këto ditë jashtë afatit për vjedhjet e fundit. Edhe ata po thonë se janë lodhur nga vonesat për krijimin e qeverisë së re.

Ky cirk honxho-bonxhosh duan të vënë nën presion Lëvizjen për marrëveshje të keqe. Po t’ua kishte vënë veshin Lëvizja presioneve të tilla, sot s’do ishim subjekti më i madh në vend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera