Lajme

Zafir Berisha kundër ekipit të unitetit për dialogun Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 15 September 2017

Deputeti i Nisma për Kosovën, Zafir Berisha është kundër idesë së krijimit të një ekipi të unitetit për dialogun Kosovë-Serbi.  Ai thotë se soji i kësaj logjike e ka sjellë Kosovën këtu ku është.

“”Ekipi i Unitetit” ide për ta injoruar Kuvendin e Republikës si organin më të lartë kushtetues të vendit. Soji i kësaj logjike, Kosovën e ka pru këtu ku jemi!”, ka thënë Berisha, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, Kuvendi është i vetmi organ shtetëror që buron nga besimi i qytetarëve, në momentin që e injoron apo tejkalon këtë organ, atëherë është injoruar dhe tejkaluar qytetari i këtij vendi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera