Zafir Berisha: Interneti dhe teknologjitë e reja kompjuterike kanë sjellë ndryshime kolosale
Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 20 October 2020
Zafir Berisha zv.ministër i MPB Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, ka mbajtur një fjalë rasti me rastin e Konferencës Ndërkombëtare për Siguri Kibernetike e organizuar nga MPB dhe UNDP.
Duke iu uruar mirëseardhje pjesmarrësve, atyre vendor dhe ndërkombëtar, ai ka thënë se interneti dhe teknologjitë e reja kompjuterike kanë sjellë ndryshime kolosale në ndërkomunikimin e një shoqërie globale.
“Transformimi i shkaktuar nga ky digjitalizim krijon varësi të reja. Interneti me hapësirën kibernetike është sistemi më i madh i krijuar ndonjëherë nga njerëzimi, me miliarda pajisje të lidhura, përmes lidhjeve të shumta komunikuese, e me miliarda përdorues që lidhen me laptopë, tabletë, telefona të mençur e pajisje të tjera digjitale. Krahasuar më vendet e rajonit, Republika e Kosovës e ka shpërndarjen më të madhe të internetit. Me këtë përdorim të madh të Internetit, si platformë kryesore e punës, shkencës dhe komunikimit social, siguria dhe privatësia kthehen në brengën kryesore. Për këtë qëllim Republika e Kosovës në vitin 2016 ka aprovuar strategjinë shtetërore për siguri kibernetike dhe planin e veprimit 2016 – 2019”, ka thënë Berisha.
Ai ka treguar,se aktualisht është duke u punuar strategjia e re për siguri kibernetike dhe plani i veprimit për periudhën vijuese. Republika e Kosovës ka aprovuar ligjin për infrastrukturën kritike.
“Qëllimi i këtij ligji është për të ruajtur dhe mbrojtur infrastrukturën kritike kombëtare dhe evropiane, për të mbrojtur qytetarët e Republikës së Kosovës, parandaluar incidentet dhe minimizuar dëmin potencial për infrastrukturën kritike, pasurinë e përgjithshme, humbjet ekonomike dhe sociale. Ministria e Punëve të Brendshme është duke hartuar projektligjin për siguri kibernetike.
Qëllimi I këtij ligji do të jetë që të përcaktoj parimet e sigurisë kibernetike, institucionet që zhvillojnë dhe zbatojnë politikën e sigurisë kibernetike, përgjegjësitë e autoriteteve në fushën e sigurisë kibernetike, detyrat e subjekteve të sigurisë kibernetike, bashkëpunimin ndërinstitucional, parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetikë në Republikën e Kosovës kundër çdo kërcënimi apo sulmi, si dhe themelon Autoritetin Shtetëror për Siguri Kibernetike. Republika e Kosovës është zotuar të promovojë stabilitetin dhe sigurinë, jo vetëm brenda vendit, por edhe të jetë kontribuuese e rëndësishme ndaj sigurisë së rajonit dhe më gjerë.
Kështu, bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e sigurisë kibernetike mbetet prioritet për Kosovën. Republika e Kosovës do të sigurojë një mjedis të sigurt të hapësirës kibernetike, duke minimizuar dhe parandaluar kërcënimet kibernetike në bashkëpunim me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë”.
Në fund Berisha ka inkuruajuar që gjatë dy ditëve sa zgjatë konferenca, të ndahen praktikat dhe njohuritë më të mira në këtë fushë.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...