Lajme

Zafir Berisha i bije pishman që tha se profili iu hakua nga qendra e spiunazhit serbo – ruse

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 23 September 2020

Koordinatori Nacional për siguri kibernetike, Zafir Berisha, i ka rënë pishman për akuzat që i bëri duke thënë që Facebooku iu hakua nga qendra e spiunazhit serbo – ruse në Nish të Serbisë.

Madje, duke dëshmuar edhe njëherë që ka pak ose fare njohur në kibernetikë, Berisha këtu e përfshiu edhe Vetëvendosjen, duke publikuar një fotografi që dikush nga Nish i ka hyrë në profil, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo pasi dëshmia e paraqitur nga Berisha, nuk mund të konsiderohet dëshmi reale, derisa, vet personi që i ka hakuar profilin, kishte thënë që u bë nga Presheva.

-Advertisement-

E Presheva internetin e ka të marrë nga Nishi i Serbisë.

Megjithatë, këtë gafë të rëndë nuk ka shkuar as një ditë e këto akuza i ka fshirë nga Facebooku, Berisha.

Veçse, mediat kanë ruajtur fotografi të këtij statusi skandaloz./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera