Lajme

Zaev ua “mbyllë gojën” serbëve midis Beogradit, rreth cështjes së Kosovës (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 21 November 2017

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev beson se do të ketë rezultat pozitiv në dialogun e Brukselit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Zaev, i cili po qëndron në një vizitë dy ditore në Beograd, gjatë një konference për media ku e pranishme ishte edhe homologia, Ana Brnabiç, komentoi edhe rreth çështjes së shteteve të rajonit si dhe njohjeve.

Ai theksoi se shteti maqedonas nuk e ka ndërmend të diskutoj tërheqjen e njohjes për shtetin e Kosovës.

-Advertisement-

Sipas tij, Maqedonia apelon që të ketë gjithmonë respekt të ndërsjellët të vendeve fqinje.

“Ne respektojmë dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës, dhe unë besoj se shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje, e cila do të rezultojë me marrëveshje”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera