Lajme

Zaev u mundove ta prishësh gëzimin e shqiptarëve, do të përfundosh më keq se Gruevski

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 15 December 2018

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev me deklaratat për ushtrinë e Kosovës ka zhgënjyer shumë shqiptarë të cilët i besonin verbërishtë.

I ke thyer keq të gjithë ata shqiptarë të cilët mendonin se kauzën e tyre kombëtare mund të mbrojnë me një maqedonas të maskuar me lëkurë qingji.

Zaev foli rëndë në ditën kur shqiptarët ishin më të lumtur dhe më të gëzuar se kurrë, ata po bënin rreshtin e tyre, sic tha kryeministri Haradinaj.

-Advertisement-

Shqiptarët si populli më i lashtë në rajon e më gjerë po bënin ushtrinë e tyre për herë të parë, edhe atë me doktrinën për ti kontribuar paqes dhe stabilitetit në rajon.

Për çka frikësohet Zaevi? Kur shqiptarët në histori bën masakra të llojit të Srebrenicës, Recakut?, kur shqiptarët montuan njerëz të pafajshëm me burgim të përjetshëm, kur shqiptarët bën plane për shqarosjen dhe eliminimin e popujve??, kur shqiptarët diskriminuar e shkelën të drejta themelore??… JO Zaev, partia jotë është ajo që krijoi shtetin policor dhe pendrekun për goditur sa më fortë mbi kurrizin e shqiptarëve.

Ti i manipulove njëherë, por dije se pa shqiptarët do të përfundosh më keq se Gruevski.

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera