Lajme

Zaev tregon pse Ahmeti s’ishte në seancë, plan vrasja e tij (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 28 April 2017

Lideri i LSDM’së në një konferencë për media të mbajtur para pak minutash, ka treguar pse lideri i BDI’së, Ali Ahmeti, nuk ishte dje prezent në seancën ku bashkëpartiaku i tij Talat Xhaferi u zgjodh kryetar i Kuvendit.

Zaev në konferencën për shtyp tha se mosprania e Ali Ahmetit në seancën parlamentare është bërë me shkas nga vet koalicioni, sepse sips tij, plani i dhunës i VMRO’së ka qenë mirë i kordinuar dhe cak do të ishte Ali Ahmeti pasiqë e kanë kërkuar koken e tij, shkruan gazetametro.net.

Tutje, Zaev ka thënë se, në mungesë të Ahmetit sulmuesit i janë vënë Selës, sepse sipas tij, plani ka qenë për t’i vraër Zaevin dhe Ahmetin, dy liderët e partive të koalicionit të dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoni. /gazetametro.net

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera