Lajme

Zaev sot në Bruksel do të takohet me përfaqësues të lartë të BE-së

Autori: Gazeta inFokus 08:38 | 12 June 2017

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, sot do të vizitojë Brukselin, ku pritet të takohet me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Federica Mogherini, eurokomisionerin për zgjerim Johannes Hahn dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimeve të NATO-s, në takim me sekretarin e organizatës më të madhe ushtarako-politike, Zaev do të jetë i shoqëruar nga ministrja e re e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, si dhe nga shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov ku dhe do të informohen me detyrat që duhet të ndërmarrë Maqedonia për t’u bërë pjesë e Aleancës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera