Lajme

Zaev: Qeveria e re deri të mërkurën

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 29 May 2017

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev pasi që dha dëshminë në Prokurori për sulmet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë për gazetarët bëri të ditur se deri të mërkurën do të ketë Qeveri të re në Republikën e Maqedonisë

Ai tha se pret që deri në mbrëmjen e të mërkurës të jetë votuar Qeveria e re dhe se e para në rendin e ditës do të jetë shlyerja e testimit ekstern, njofton Portalb.mk

Kryeministri i ardhshëm bëri me dije se janë përgatitur rreth 30 ligje të ndryshme të cilat do të jenë prioritet i Qeverisë së re, në drejtim të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe sundimit të së drejtës.

-Advertisement-

Grupi prej juristëve është duke i përgatitur kërkesat për verifikim të ministrave të qeverisë së re, respektivisht se ndaj tyre a zhvillohet hetim nga Prokuroria Speciale Publike.

Përndryshe, përfaqësuesit e partive politike sot ishin në koordinim te kryeparlamentari Talat Xhaferi në vazhdën e seancës së nesërme për fomim të Qeverisë së Maqedonisë ku të vetmit që munguan ishin VMRO-DPMNE-ja.

Ky koordinim te kryeparlamentari Talat Xhaferi erdhi pasi që për nesër, prej orës 11:00, është caktuar seancë për zgjedhjen e Qeverisë.

Kjo seancë u caktua pasi që Ljupço Nikollovski në emër të LSDM-së dhe mandatarit Zoran Zaev, të dielën në mbrëmje në Kuvendin e Maqedonisë dorëzoi propozimin për kabinetin e ri qeveritar.

Pesëmbëdhjetë minuta pas mesnate propozimi së bashku me programin qeveritar u arkivuan nga zyrtarët e Kuvendit. Me këtë rast kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, propozimin për përbërjen e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Programin e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë menjëherë ua dërgoi deputetëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera