Zaev: “Open Balkan” rruga drejt integrimit, ta lëmë pas të shkuarën tonë të trazuar
Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 21 December 2021
Në fjalën e tij, në takimin “Ballkani i Hapur”, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ka theksuar se kjo iniciativë është mënyra e duhur për integrimin në BE. Në mesazhin e tij, ai tha se vendet nuk duhet të mbeten më peng e të shkuarës së trazuar në Ballkan.
Në prani të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Zaev pohoi se kjo do të ishte pjesëmarrja e tij e fundit e drejtpërdrejtë, për shkak të zhvillimeve në qeverinë maqedonase.
“Është vërtet nder dhe kënaqësi që jemi sot, faleminderit që na ke mikpritur Edi, në çdo takim na bie të flasim për gjëra të reja, iniciativa të reja. Më lejoni të shpreh kënaqësinë në lidhje me hapat e fundit që janë marrë, urime ekipeve tona që kanë punuar shumë gjatë muajve të fundit. Ne kemi suksese dhe rezultate për të treguar. Nuk është e lehtë në BE por as në Ballkan por ne kemi hapa të dukshëm për të treguar dhe kjo do të jetë edhe pjesëmarrja ime e fundit në këtë mision të rëndësishëm që po e vëmë në zbatim. Që në fillim të iniciativës ne kemi theksuar iniciativën e Ballkanit të hapur që është proces autentik Maqedoni Shqipëri Serbi por i hapur për të gjitha vendet e rajonit, ne kemi treguar se një vullnet i fortë politik mund të shndërrohet në një funksionim të shpejtë të të gjitha vendeve. Këto kapacitete i kemi treguar te vendet e BE.
Ky proces mund të ndalohet në Bruksel, por europianizimi jo. Europianizimi dhe vlerat tona evropiane s’kanë arsye pse të presin, Ballkani i hapur për mua ka pasur një vlerë të shtuar kjo është miqësia që kemi krijuar ne të 3, prandaj dua tu çoj një mesazh të gjithëve: të ruani dhe zhvilloni këtë iniciativë, Ballkanin e Hapur. Kemi pasur përçarje zënka dhe mosbesim në të shkuarën por Ballkani i hapur është rruga për të ecur para, instrumenti se si do ta lëmë të shkuarën për të shkuar drejt një të ardhmeje të përbashkët në Be, është në të mirën e qytetarëve tanë. Me këto marrëveshje do të kemi suksese. Ballkani i Hapur është rruga për të ecur para, rruga e duhur për BE, është instrument që ta lëmë të shkuarën tonë të trazuar, në të shkuarën dhe të ecim para drejt BE”, tha ai.
Zaev pati edhe një mesazh edhe për të gjithë ata që do të vijnë më pas në pozicionet e drejtuese të vendeve të “Open Balkan” duke thënë se kjo nismë duhet ruajtur si një rrugë drejt të ardhshme së përbashkët, shkruan abcnews.
“Për të lidhur të rinjtë e vendeve tona në fushën e sportit studimeve bashkëpunimit, turizmit, është turizmi që mund të na bëjë të kemi një ofertë më të mirë për pjesën tjetër të botës, por edhe për vreshtarinë, për të pasur një panair këtu të Ballkanit perëndimor për të tërhequr të gjitha kantinat e mëdha të ballkanit perëndimor, të përdorim buxhetin e të treja vendeve tona për të përkrahur iniciativa të përbashkëta. Dua të përmend që me mua kemi edhe kryeministrin e ardhshëm, kemi edhe zv.ministra, mbështetës të kësaj iniciative. Kjo iniciativë besoj se do të vijohet edhe në të ardhmen dhe do të njihet nga të gjithë. Jam mirënjohës që shumë vende të be e kanë njohur këtë nismë, ne do të vazhdojmë të punojmë edhe më fortë”, shtoi Zaev.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...