Lajme

Zaev: Marrëveshja do të nënshkruhet në gjuhën maqedonase dhe bullgare (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 26 July 2017

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, kanë dalë në konferencë shtypi për të njohu opinionin për marrëveshjen Maqedoni-Bullgari.

”Qeveria e re, me mbështetje tuaj, u vendos në rrugën euro-atlantike. U përcaktuam për reforma dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore sipas vlerave evropiane. Qeveria, mbrëmë e pranoi raportin për bisedimet për tekstin e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit me Bullgarinë. Kjo marrëveshje është në pajtim me interesat kombëtare të Maqedonisë. Ky hap i madh, përgjigjet ndaj interesave të popujve të Maqedonisë dhe Bullgarisë, dhe paraqet shpirtin e ri të gjeneratës së re politike, që i pajton qytetarët e nuk i ndanë.

Unë si kryeministër dhe qeveria e re, dëshirojmë të bëjmë politikë që zgjidhë probleme, e jo që krijon. Në anën tjetër kemi fqinj dhe miq që dëshirojnë që t’i zgjidhim çështjet. Marrëveshja do të publikohet në faqen zyrtare të Qeverisë së Maqeëdonisë.

-Advertisement-

Marrëveshja do të ndihmojë në lidhjen infrasturkture rrugore dhe të gazit, do të përmirësojë shkëmbimin tregtarë ndërmjet të dy vendeve, jep impuls për ndërtimin e korridorit 8, lehtësime doganore dhe kufitare. Do ta lehtësojmë të ardhmen evropiane të të rinjve nga të dy vendet”, deklaroi Zoran Zaev.

Duke u përgjigjur naj pyetjeve të gazetarëve, Zoran Zaev sqaroi disa dilema në lidhje me marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë.

Ai bëri të ditur se janë marrë parasysh të gjitha vërejtjet e OBRM-PDUKM-së opozitare dhe gjithçka është rregulluar në mënyrë që të mos bëhen lëshime. Njiherit, lavdëroi deputetët e kësaj partie për kontributin e dhënë për këtë marrëveshje.

I pyetur nëse ka kontestim të gjuhës maqedonase, Zaev tha se marrëveshja do të nënshkruhet në gjuhën maqedonase, ashtu siç e thotë Kushtetuta, dhe në gjuhën bullgare, ashtu siç e thotë Kushtetuta e Bullgarisë.

Zaev tha se marrëveshja, ndër tjerash, do të ndihmojë që migrimi i të rinjve të ndalohet pasi që marrëveshja na ofron drejt Bashkimit Evropian./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera