Zaev fton opozitën në qeveri
Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 06 March 2021
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i ka ofruar opozitës pjesëmarrje në qeveri për të çuar përpara reformat, në veçanti departizimin e administratës dhe pavarësimin e sistemit gjyqësor.
Por, kreu i Qeverisë maqedonase, ka thënë se për këtë gjë duhet të ketë me kë të bisedojë, pasi për një çështje të tillë, siç ka thënë ai, nuk ka besim te lideri aktual i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Zaev ka thënë se për propozimin e tij do të hapë debat edhe brenda partisë së tij, Lidhjes Social-Demokrate.
“Po e them këtë për herë të parë, dua të hap një debat për qeveri të përbashkët, qeveri me opozitën. Por të ketë person me të cilin mund të bisedohet, me Mickoskin nuk bisedohet. Nëse ata kanë një person të arsyeshëm, e nëse ne nuk e kemi, le ta heqin Zaevin, vetëm që të dyja palët të mund të flasin. Duhet ta bashkojmë popullin tonë, sepse për këtë kemi nevojë, ata e dinë këtë, dhe unë e di, njerëzit tanë janë shumë të përçarë”, ka deklaruar Zaev.
VMRO-DPMNE-ja është përgjigjur përmes deputetit Antonio Milloshoski, duke theksuar se me propozimin e bërë Zaev ka pranuar se “vendi ka nevojë për zgjedhje të parakohshme pasi kemi të bëjmë me një shumicë parlamentare joefikase”.
“Para zgjedhjeve do të ishte mirë të kishim një qeveri ekspertësh, e cila do të ketë kapacitet dhe mbështetje më të gjerë që të ofrojë projekte reale për dalje nga kjo krizë, të cilën Zaev nuk është i aftë ta menaxhojë. Kështu që ne jemi të gatshëm të bisedojmë për një qeveri ekspertësh me në krye një person që do të jetë i pranueshëm për të gjithë, figurë mbipartiake që mund ta udhëheqë qeverinë deri në zgjedhje lokale, e më pas të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale”, ka deklaruar Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE-ja.
Ndërkohë, kundër propozimit të kryeministrit Zaev, ka dalë Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, që është pjesë e qeverisë.
“Misioni i opozitës është të shprehë vërejtjet e veta, qofshin ato edhe pa vend, jo vetëm te ne, por në të gjitha vendet e përparuara demokratike. Vetëm në raste të veçanta mund të bëhen pjesë e një procesi të rëndësishëm për vendin, përndryshe ato detyrë e kanë që të japin mbështetje, por edhe mos të pajtohen me shumicën parlamentare”, ka deklaruar Ahmeti.
Zaev të mërkurën kërkoi votëbesimin e qeverisë për shkak të krizës politike nëpër të cilën po kalon Maqedonia e Veriut, për shkak të bllokimit të punës së kuvendit, por edhe deklaratave të opozitës se së shpejti do të rrëzojë qeverinë.
Zaev mori mbështetjen e 62 deputetëve nga 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.
Të tjera
-
Amerika do të dërgojë ndihma në Ukrainë këtë javë, thotë Biden
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se vendi që drejton do të dërgojë a...
-
Deri në ora 13:00 në Maqedoni të Veriut votuan mbi 26 për qind e votuesve
Nënkryetarja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut, Dimt...
-
MPB: Në një vendvotim në Shkup është hedhur bombë tymuese, janë fotografuar fletëvotime
Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, ka informuar për rrjedhën e procesit zg...
-
Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët
Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 55-të i Zy...
-
Pezullohet prifti ortodoks që udhëhoqi ceremoni në varrimin e Navalnyt
Prifti rus Dmitry Safronov është pezulluar për tre vjet, pasi e udhëhoqi një ...
-
Konfirmohet raportimi i Infokusit – Bordi i KEK-ut shkarkon përfundimisht Nagip Krasniqin nga pozita e kryeshefit
Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka konfirmuar ...
-
Parlamenti Evropian miraton planin prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor
Parlamenti Evropian e ka miratuar të mërkurën planin për rritje ekonomike në ...
-
11,06 % dalja e votuesve në Kumanovë deri në orën 11:00
Deri në orën 11:00 dalja e qytetarëve me të drejtë vote në Kumanovë ka qenë 1...
-
Abdixhiku kujton veprimtarin Ismet Rraci: Ai jeton brenda Lidhjes
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ...
-
Presidenti në gjyq, dita e 6-të/ Nga historitë rozë te goditja e kundërshtarëve dhe zgjedhjet e 2016, çfarë dëshmoi ish-bashkëpunëtori i Trump
NEW YORK – E marta filloi me një seancë dëgjimore mbi 10 shkeljet e supozuara...
-
Nesër në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi për vendimin e BQK-së për dinarin
Nesër në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vaz...
-
Osmani përkujton Ismet Rracin: Drejtësia të mbetet domosdoshmëri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përkujtoi Ismet Rracin në 23 vjetorin e v...