Lajme

Zaev e nënshkroi Kartën e Paqes në Mostar

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 24 July 2017

Në manifestimin ”Mostari nuk i harron miqtë e tij 2017”, me rastin e 13 vjetorit të rindërtimit të urës së vjetër në Mostar, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, e nënshkroi Kartën e paqes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, Zaev ka deklaruar se ndjehet i nderuar që e ka nënshkruar Kartën e paqes të Mostarit dhe se Ura e vjetër është simbol i paqes, i bashkëpunimit ndërfetar dhe ndëretnik, si edhe bashkëpunimit rajonal.

Zaev është fitues i çmimit ”Mostar Peace Connection”, së bashku me Robert Gelbart, i dërguar i ish-presidentit Bill Clinton në Ballkan, Christian Portman, ish-drejtor i Bankës Botërore, si edhe Jeremy Brown, gazetar i BBC.

-Advertisement-

Fitues post mortum i këtij çmimi është Robert Frowick dhe Tadeusz Mazowiecki.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera