Z-Mobile konfirmon se do t’i marrë numra shtesë PTK’së
Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 29 May 2017
Një javë pasi Z-Mobile zyrtarizoi se ka hequr dorë nga kërkesa e 32 milionë eurove nga Telekomi, eksperti i tekomunikacionit, Ismet Hamiti, sot e quajti si marrëveshje kriminale mes këtyre palëve.
Z-Mobile, nëpërmes një komunikate për media, i ka reaguar Hamitit si dhe kandidatit të Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurtit.
Ky është reagimi i plotë i Z-Mobile:
Nuk qëndron asnjë pohim I dhënë sot në një konferencë për media nga kandidati i Lëvizjes “Vetëvendosje!” për deputet, Ismet Hamiti, dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti.
Duhet të përkujtojmë se ligjshmëria e kontratës Z Mobile dhe PTK është vërtetuar nga një proces gjyqësor i EULEX-it, i cili ka zgjatur rreth 5 vjet dhe ka përfunduar duke mos gjetur asnjë parregullsi.
Gjithashtu, mospërmbushja e kontratës nga ana e PTK-së është vërtetuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit dhe është vërtetuar edhe nga Gjykata e Lartë në Londër.
Me këtë nënkuptohet se janë tri procese gjyqtare ndërkombëtare, plotësisht të paanshme e profesionale, që kanë qartësuar edhe kontratat edhe obligimet.
Të kujtojmë se Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit ka vlerësuar dëmshpërblimin për Z Mobile, si dhe ka paraparë që të vazhdohet liferimi i numrave shtesë dhe shërbimeve 3G dhe 4G. Me këtë aktgjykim të Gjykatës, Z Mobiles i kanë takuar edhe dëmshpërblimi prej 32 milionësh edhe numrat shtesë, si dhe 3G dhe 4G, mirëpo ne në Z Mobile kemi vendosur që të mos i marrim paratë e dëmshpërblimit, me qëllim që të mos dëmtojmë në asnjë mënyrë të punësuarit në PTK.
Për këto arsye, të gjitha insinuatat dhe pretendimet e individëve ose grupacioneve të caktuara, kanë për qëllim vetëm përfitime personale ose luftë politike, në të cilën ne nuk jemi të interesuar të përfshihemi.
Ne do të konsultohemi me avokatët tanë, në mënyrë që për shpifjet dhe kalkulimet e qëllimshme dasha këqija të prezantuara në konferencë nga kandidati për deputet i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Hamiti, t’i drejtohemi gjykatës.
Është e ulët dhe e dhimbshme që këta dy kandidatë na përdorin ne për të bërë fushatë elektorale dhe për të sulmuar kundërshtarët politikë, PDK e LDK, si dhe për të përfituar vota të lira.
Ne bëjmë thirrje që të na kursejnë partitë politike nga fushatat e tyre për zgjedhjet e 11 qershorit.
Të tjera
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...