Fokus

Z-Mobile e Telekomi nuk përfillin Kuvendin, negociojnë për marrëveshje të re

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 15 May 2019

Të martën në Kuvendin e Kosovës është diskutuar për gjendjen e Telekomit të Kosovës.

Anëtarë të komisionit hetimor parlamentar për gjendjen në këtë ndërmarrje kërkuan që të ndalen negociatat për marrëveshjen mes Telekomit dhe Z-mobile, shkruan Gazeta inFokus.

Megjithatë, kjo kërkesë e deputetëve u kundërshtua nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

-Advertisement-

Lluka tha se bisedimet mes palëve nuk mund të ndalen, për shkak se kontrata mes Telekomit e Z-Mobile parasheh që të ketë negociata.

Gazeta inFokus të martën ka publikuar një shkrim, ku tregohet se menaxhmeti i Telekomit po zhvillon diskutime të fshehta me Z-Mobile, për t’ia zgjatur jetën Blerim Devollit në këtë ndërmarrje.

Në dokumentet ekskluzive të cilat i ka siguruar Gazeta inFokus shihet se përfaqësues të dy kompanive jan takuar disa herë zyrtarisht gjatë këtij viti, për të negociuar vazhdimin e marrëveshjes mes tyre. /Gazeta inFokus

 

LEXO: https://gazetainfokus.com/ekskluzive-deputetet-vajtojne-telekomin-devollet-bejne-negociata-sekrete-me-menaxhmentin-dokumenttt/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera