Auto&Tech

Youtube do të lançojë një shërbim muzike me pagesë në 2018-ën

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 08 December 2017

Youtube ka planifikuar të lançojë një shërbim me pagesë muzike në muajin Mars raportoi Bloomberg ditën e Enjte duke cituar njerëz të afërt me çështjen.

Bëhet fjalë për një marrëveshje mes Warner Music, Sony Music Entertainment, Universal Music Group, Merlin dhe Youtube që do të sjellë frytet e para të këtij shërbimi.

Ky shërbim quhet Remix sipas Bloomberg dhe do të konkurrojë me Spotify dhe Apple Music.

-Advertisement-

Google lançoi një shërbim të ngjashëm në 2011-ën, Play Music. Sakaq në 2016-ën solli një abonim në Youtube për ata përdorues që duan eksperiencë pa reklama quajtur Youtube Red dhe kishte përmbajtje ekskluzive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera