Auto&Tech

YouTube në luftë me lajmet e rreme

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 21 March 2018

YouTube planifikon që për disa javë, përmes video-regjistrimeve, të fillojë të shfaqë tekste nga Wikipedia, si dhe disa faqet tjera të internetit, në përpjekje për të parandaluar plasimin e lajmeve të rreme dhe teori të konspiracionit, njoftoi redaktorja e këtij shërbimi për publikimin e përmbajtjes së videove Susan Vojcicki, shkruan Infokusi.com

Rrjeti YouTube do të shfaqë tekste të quajta “shenja informacioni”, në të cilat do të gjeni tekst me alternativa të ndryshme në krahasim me ato të paraqitura në videoxhirime që sfidojnë shkencën ose janë teori konspiracioni, si për shembull, aterrimi në Hënë.

Për më tepër, nga të gjitha përmbajtjet në këtë shërbim të internetit, muzika dhe videolojërat janë shumë më të popullarizuara, YouTube këtë vit i ka dhënë prioritet gjetjes së zgjidhjes për kritika ndaj publikimit të lajmeve të rreme dhe teorive të konspiracionit. /INFOKUSI.COM/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera