Lajme

Young Entrepreneurs përkrahje për ndërmarresit e rinj nga TEB

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 07 September 2021

Ndërmarrësia dhe inovacioni konsiderohen si pikat më të rëndësishme për të përmbushur sfidën e krijimit të vendeve të punës për të rinjtë në  Kosovë.

Në këtë drejtim, Banka TEB ka krijuar Programin e Ndërmarrësve të Rinj (Young Entrepreneurs Program), i cili së shpejti do të ofrojë shërbime financiare të kombinuara me ato jo-financiare (trajnim, edukim financiar, këshilla për menaxhim biznesi, monitorim dhe mbështetje) bizneseve të reja dhe ekzistuese me pronarë të rinj. Programi i Ndërmarrësve të Rinj do të ofrojë një sërë shërbimesh për nevojat e ndërmarrësve të rinj në faza të ndryshme të zhvillimit të biznesit të tyre.

Kompanitë/idetë që aplikojnë për program do të kenë një mundësi për të qenë pjesë e një udhëtimi tre-mujor të përgatitjes që do të sigurojë mbështetjen e nevojshme financiare dhe jo-financiare.

-Advertisement-

Qëllimet e Programit:

  1. Krijimi i inkubatorit per biznese “Entrepreneur House”
  2. Afrimi i bankës me ndërmarrësit e rinj
  3. Ofrimi i produkteve dhe shërbimeve që adresojnë problemet e tregut për ndërmarrësit e rinj
  4. Ndikim në rritjen e vazhdueshme dhe organike të tregut,
  5. Implementimi i zgjidhjeve innovative
  6. Nëpërmjet të këtij programi dhe “Entrepreneur House”, Banka TEB do mbështes rritjen e ndërmarrjeve vendase duke u ofruar produkte kreditore, qendër për të zhvilluar idetë e tyre (inkubator), mundësi rrjetëzimi dhe kurrikule të krijuar nga mentorët me përvojë në sektore të ndryshme.

    Për më shumë informata, na kontaktoni në [email protected].

    Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
    TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

    Të tjera