Lajme

Ymeri: Vota e mbrëmshme fitore për askënd

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 26 March 2020

Ish-kryetari Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-zyrtari i Partisë Socialdemokrate Visar Ymeri ka shkruar në Facebook se votës për rrëzimin e qeverisë nuk do të duhej t’i gëzohej askush dhe nuk është fitore e askujt

Ymeri është shprehur se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë dhe është ën interest ë Kosovës, dhe në këtë çështje duhet të bëhen bashk të gjitha forcat politike në vend.

“Dhe prapë po na përvidhet, sikur dje, sikur shumë hera tjera, një tendencë shumë e dëmshme e e rrezikshme politike – shpërfillja e çfarëdo parimi demokracie e transparence në emër të dialogut dhe për dialogun. Integriteti institucional e legjitimiteti demokratik janë shumë të rëndësishme. Prandaj është gabim që ato të nëpërkëmben kështu për ‘një të mirë më të madhe’. Integriteti i institucioneve e vendimmarrja demokratike janë pjesë e rëndësishme e ‘së mirës së madhe’. Prandaj, pavarësisht taborit politik, vota e mbrëmshme në Kuvendin e Republikës nuk duhet ta gëzojë askënd. Sepse nuk është fitore për askënd. Meqë ia nënvendos parimin e demokracisë interesit të dialogut”, ka shkrar Ymeri në Facebook.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë, pasi sipas tij kjo është në interes të Kosovës. Por sic thotë ai, këtë nuk mund ta bëjë askush i vetëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera