Lajme

Ymeri tregon për propagandat që janë bërë në emër të Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 02 January 2018

Gjatë konferencës për media ku edhe konfirmoi dorëheqjen e tij nga gjitha pozitat dhe funskionet në Vetëvendosje, Visa Ymeri ka folur edhe për tri shtyllat e rëndësishme të Vetëvendosjes, e të cilat janë rrënuar sipas tij.

Sipas tij, janë shpifjet, lincimi dhe etiketimet e ndryshme të cilat kanë bërë që të lëkundet Vetëvendosje, duke shtuar se njerëzit që kanë shpërndarë propaganda të tilla janë thirru në emrin e Albin Kurtit.

“Jemi përballur me një fushatë sistematike të shpifjeve, insinuatave, linçimeve e etiketimeve nga më të ndryshmet. Njerëzit janë quajtur abuzues e bashkëpunëtorë shërbimesh. Njerëzit që e kanë shpërndarë një propagandë të tillë vazhdimisht janë thirrur në emrin e Albinit”, tha Ymeri.

-Advertisement-

Sipas tij, ka pasur pajtim disa herë që të ndalen këto propaganda, por tha se kjo nuk ka ndodhur kurrë.

“Disa herë jemi marrë vesh që këto gjëra të ndalohen, porse kjo nuk ka ndodhur kurrë. Këtë metodë nuk e pëlqej, nuk e mbështesë, sepse kjo e dëmton shumë organizatën tonë: metodën e eliminimit politik”, tha Ymeri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera