Ekonomi

Ymeri ripërsërit kërkesën për bashkim doganor mes Kosovës e Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 03 November 2018

Nënkryetar i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri ka thanë se është i domosdoshëm një treg i përbashkët mes Kosovës e Shqipërisë.

Ymeri përmes një postimi në facebook ka shkruar se bashkimi doganor mes dy vendeve do të ishte parakusht për zhvillimin ekonomik rajonal në kushte të përbashkëta, shkruan Gazeta inFokus.

“Një treg Kosovë-Shqipëri është domosdoshmëri e kohës. Kjo ia rritë potencialin dy ekonomive tona, duke rritur intensitetin e shkëmbimeve tregtare, vëllimin ekonomik të prodhimeve vendore të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe mundësinë e ekonomisë së shkallës. Një treg Kosovë-Shqipëri na vendos strategjikisht në një pozicion të favorshëm ekonomik karshi rajonit. Kështu, dhe vetëm kështu, i bëjmë ballë tendencave hegjemoniste ekonomike në rajon. Ky është parakusht për një zhvillim ekonomik të rajonit në kushte barabarësie prej të cilit përfitojnë të gjithë”, ka shkruar Ymeri.

-Advertisement-

Ai po ashtu ka shkruar se propozimin për unifikim doganor e ka bërë në qershor të këtij viti.

“Më 5 qershor të këtij viti, me propozimin tim, në emër të Grupit Parlamentar të PSD-së; Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Rezolutën e cila kërkonte nga Qeveria e Republikës së Kosovës t’i nis procedurat për unifikimin doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë. Pika e përbashkët e kontrollit në kufi është një hap drejt këtij bashkimi doganor. Këtë e përshëndes. Gatishmërinë nga Kryeministri Rama për bashkim doganor po ashtu. Duhet ecur tutje drejt Bashkimit doganor”, ka shkruar ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera