Lajme

Ymeri: Pse s’po flet kryeministri, a janë kanë lidhur gojën?

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 22 November 2017

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se fletarrestet për deputetët e kësaj lëvizjeje janë hakmarrje e Klanit Pronto,

“Politikisht dhe në aspektin kushtetues protesta jonë u dëshmua e drejtë dhe e domosdoshme. Duke e ndalur Zajednicën e shpëtuam rendin kushtetues të Republikës. Duke e pamundësuar ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi e ruajtëm integritetin territorial të Republikës”, ka thënë Ymeri.

“Këto fletarreste për deputetët e dënime makabër për aktivistët janë hakmarrje e Klanit Pronto dhe Pronto 2 të LDK-së. Për shkak se nuk i lejuam ta shkatërrojnë Republikën”.

-Advertisement-

Ai ka thënë se këta të dëshpëruar e në panik, sikur atëherë, do të dështojnë, sikur atëherë.

“Po Kryeministri? Ku është strukur? Pse nuk flet? Çka mendon sot? A kishim gabuar që u angazhuam bashkë në protestë? A është sot kundër protestës së përbashkët dje? A mendon sot se Zajednica e Marrëveshja për demarkacion është dashur të kalojnë? A është kapur edhe ai? Apo vetëm ia kanë lidhur gojën”, ka thënë ai përmes Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera