Ymeri: Lista Serbe përfaqëson Beogradin në Kosovë dhe jo serbët e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 19 June 2017
Kryetari i Vetëvendosjes ,Visar Ymeri, ka thënë se vullneti i votuesve serb të Kosovës është deformuar nga strukturat e Serbisë dhe Lista Serbe.
Ymeri ka thënë se presioni mbi qytetarët serb ka filluar qysh para fushatës zgjedhore e deri pas përfundimit të votimit, transmeton Infokusi.com
Ai ka përmendur disa raste te presionit mbi qytetarë për të votuar Listën Serbe prandaj kjo listë ka deformuar vullnetin e qytetarëve serbë të vendit tonë, duke përfaqësuar Beogradin në Kosovë dhe jo serbët e Kosovës ka përfunduar Ymeri
Postimin e plotë të Ymerit bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:
“Në zgjedhjet e 11 qershorit, vullneti i votuesve serbë të Republikës së Kosovës është deformuar përmes presionit nga strukturat e Serbisë dhe Lista Serbe. Fillimisht kjo është bërë mbi partitë tjera lokale serbe, duke detyruar që të tërhiqen nga gara, siç ishte rasti me një parti, e cila ka tërhequr listën e kandidatëve nga zgjedhjet pas presionit nga Beogradi. Ndërkaq, Partia Liberale e drejtuar nga Sllobodan Petroviq nuk kishte bërë fare fushatë parazgjedhore, si pasojë e kërcënimit të hapur nga Lista Serbe mbi mbështetësit e tij se do të largohen nga puna.
Edhe gjatë heshtjes zgjedhore, madje edhe në ditën e zgjedhjeve, nëpër programet e ndryshme të kanaleve televizive të Serbisë që ndiqen masivisht nga serbët në Kosovë, janë ftuar hapur serbët që të votojnë për Listën Serbe.
Më tej, përmes komisionerëve e zyrtarëve zgjedhorë në komunat veriore, praktikisht vetëm Lista Serbe ka pasur anëtarët e saj në komisione, duke bërë kështu që të ketë kontroll të plotë në vendvotime dhe të organizojë dhe zbatojë skemën e votimit vetëm për Listën Serbe, pa u vërejtur dhe pa u denoncuar.
Kontrolli mbi votuesit është shtrirë nga sjellja kundërligjshëm e 4.000 aplikacioneve për t’u regjistruar si votues, ardhja e dhjetëra autobusëve nga Serbia për të votuar për Listën Serbe, presioni mbi votuesit e kontrolli i tyre deri në atë masë sa një mjek nga Shtërpca kishte lëshuar mbi 150 diagnoza të falsifikuara, si kusht për të votuar nga shtëpia, e tërë kjo si mënyrë e kontrollimit të votuesve.
Lista Serbe jo vetëm që përfaqëson Beogradin në Kosovë dhe jo serbët e Kosovës, por ajo edhe e ka deformuar vullnetin e qytetarëve serbë të vendit tonë.”/INFOKUSI
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...