Lajme

Ymeri fton LDK-në në takim para certifikimit të rezultateve

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 21 June 2017

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se fituese e zgjedhjeve të 11 qershorit është Vetëvendosje, ndërsa humbëse PDK.

Këto zgjedhje, sipas tij, kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për Kosovën, sepse shkojnë përtej zgjedhjeve.

Sa i përket koalicioneve të mundhshmë, Ymeri i ka bërë thirrje LDK-së qe të ulën dhe të diskutojnë për cështjen e koalicionit. Sipas tij, është e pakuptimtë të pritet certifikimi përfundimtar i rezultateve për t’u takuar.

-Advertisement-

 “Vetëm për një deputet në fund mund të ndryshojë përbërja e deputeteve të LV dhe LAA. Kjo pritje është pengim i vetvetes e jo pengesë e sistemit ndaj nesh”, ka shkruar Ymeri në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i Visar Ymerit:

Le të takohemi e të flasim. Nga deklaratat publike të zyrtarëve të LDK-së me në krye z. Mustafa shihet se kemi aq shumë gjëra për të biseduar. Nuk është mirë të refuzohet dialogu. Unë po e ripërsëris thirrjen tonë për dialog.

Është e pakuptimtë të presim çertifikimin përfundimtar të rezultateve për t’u takuar. Vetëm për një deputet në fund mund të ndryshojë përbërja e deputeteve të LV dhe LAA. Kjo pritje është pengim i vetvetes e jo pengesë e sistemit ndaj nesh.

Zgjedhjet e 11 qershorit kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për Republikën e Kosovës. Sepse shkojnë përtej zgjedhjeve. Në një mënyrë këto e thyejnë dhe prapakthejnë thënien që “nëse zgjedhjet do të ndryshonin ndonjë gjë, do të shpalleshin të jashtëligjshme”.

11 qershori ndryshoi shumëçka.

Më 11 qershor ka fitues dhe humbës. Fituesi është VETËVENDOSJE!. Humbësi është PDK. VETËVENDOSJE! fitoi si përpjekje 12 vjeçare për të mirën e përgjithshme, si vetmohim e sakrificë e aktivistëve, si koncept politik ndryshe nga të tjerët, si program sovranizimi, zhvillimi e barazie, dhe si luftë e pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit. VETËVENDOSJE! fitoi me listën e vet dhe me kandidatin e vet për kryeministër. Secila votë për VETËVENDOSJE!-n është votë për të gjitha këto.

PDK humbi si qeverisje e korruptuar e përfshirë në krim, si qeverisje e koncesioneve ndaj Serbisë, si qeverisje që u përpoq t’i falë tokë Malit të Zi, si qeveri që e pamundësoi zhvillimin, nuk e integroi as territorin e as shoqërinë, e nxiti dhe mirëmbajti pabarazinë, e koncentroi pasurinë publike e shoqërore në duar të pakta oligarke e partiake. Secila votë kundër PAN është votë kundër të gjitha këtyre.

Vota e qytetarëve duhet të reflektoj në qeverisjen e vendit. Kjo nuk bën të ndryshohet. Asnjë nga ne nuk kemi të drejtë ta përdhosim vullnetin e qytetarëve. Ambiciet personale duhen lënë anash. Për 3 vjet rresht qytetarët e kanë parë se si ka qeverisur Qeveria Mustafa. Për këto 3 vite na e kanë parë aksionin tonë politik, na kanë dëgjuar neve tek diskutojmë në Kuvend e në televizion. 10 ditë fushatë i kanë dëgjuar të gjitha premtimet e koalicioneve. E kanë dëgjuar edhe programin tonë siç i kanë ndjekur paraqitjet tona. Tash ata na treguan çfarë po mendojnë. Ejani t’i dëgjojmë. Ejani ta bëjmë ndryshimin. Ejani ta heqim Klanin Pronto siç kërkuan qytetarët. Ejani t’ia kthejmë Kosovës edhe Republikën edhe dinjitetin.

Le të takohemi e të flasim. Nga deklaratat publike të zyrtarëve të LDK-së me në krye z. Mustafa shihet se kemi aq shumë gjëra për të biseduar. Nuk është mirë të refuzohet dialogu. Unë po e ripërsëris thirrjen tonë për dialog.

Është e pakuptimtë të presim çertifikimin përfundimtar të rezultateve për t’u takuar. Vetëm për një deputet në fund mund të ndryshojë përbërja e deputeteve të LV dhe LAA. Kjo pritje është pengim i vetvetes e jo pengesë e sistemit ndaj nesh.

Në asnjë fushatë si kjo nuk është garuar në mënyrë të theksuar me kandidatë për Kryeministra. Populli ka vendosur me 11 pershor. Dhe, ka vendosur të ecim përpara. Jo të kthehemi prapa. Shihni votat e kandidatëve për kryeministra dhe deputetë, aty e gjeni popullin.

LDK qëndrimin në opozitë e ka të sigurtë. Zotësia është të vijë në një qeveri ndryshe për ndryshime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera