Uncategorized

Ymeri e Kurti Takohen në Bruksel me Zyrtarë të KE-së dhe PE-së

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 28 June 2017

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, po qëndrojnë për një vizitë në Bruksel.

Gjatë ditës së parë të vizitës në kryeqytetin europian, Ymeri e Kurti kanë takuar eurodeputetin socialdemokrat nga Kroacia Tonino Picula dhe përfaqësuesit e zyrës së Komisioneres së lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme, shefen e kabinetit Fabrizia Panzetti dhe këshilltaren e kabinetit Ana Maria Baura.

“Gjatë takimeve është diskutuar krijimi i Qeverisë së re në Republikën e Kosovës dhe domosdoja e ndryshimit të kursit politik dhe qeverisës të Kosovës, zhvillimit ekonomik që sjellë punësim, sundimin e ligjit që lufton krimin e korrupsionin dhe politikat sociale që zbusin pabarazinë”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

-Advertisement-

Sipas kësaj komunikate, përfaqësuesit e Komisionit dhe Parlamentit Europian janë deklaruar se do ta pranojmë secilën qeveri demokratike që ka shumicën në Kuvend.

Ndërsa, përfaqësuesit LVV-së kanë shprehur zotimin për intensifikimin e bashkëpunimit drejt integrimit në BE si dhe për bashkëpunimin rajonal sipas parimeve të fqinjësisë së mirë dhe reciprocitetit në marrëdhënie.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera