Ymeri e Dërguti refuzojnë ftesën e Vetëvendosjes për pjesëmarrje në mbledhje të kryesisë?
Autori: Gazeta inFokus
13:58 | 10 January 2018
Drejtuesit e Lëvisjes Vetëvendosje të cilët ditëve të fundit kanë kërkuar dorëheqje nga kjo parti, nuk pritet të marrin pjesë në mbledhjen e Kryesisë së VV-së, të planifikuar për në orën 15:00, pavarësisht ftesave të dërguara për pjesëmarrje.
Të paktën kështu kanë lënë të kuptohen, ish-kryetari i VV-së Visar Ymeri dhe ish-anëtarja e po të njëjtës parti Aida Dërguti, të cilët refuzuan të deklarohen rreth kësaj çështje.
I pyetur se a do t’i përgjigjet ftesës së kryesisë së VV-së për pjesëmarrje në mbledhje të kryesisë, Ymeri refuzoi të deklarohet, duke thënë se “s’kam përgjigje”.
Përafërsisht ngjashëm u deklarua edhe ish-anëtarja e kryesisë së VV-së, Dërguti e cila u shpreh se nuk dëshiron të flasë. “Nuk kam çfarë të them, as për ftesë as për asgjë tjetër”, i tha ajo “Gazeta Blic”.
Ndërkohë “Gazeta Blic” ka bërë përpjekje të kontaktoi edhe me ish-anëtarët tjerë të këtij subjekti politik rreth ftesës për pjesëmarrje në mbledhje të kryesisë së VV-së, Dardan Sejdiun, Dardan Molliqaj dhe Shqipe Pantina, por ata nuk janë përgjigjur në thirrjet e redaksisë.
Kurse Albulena Haxhiu, e cila kishte dhënë dorëheqje nga VV rreth 4 muaj më parë ka konfimruar për “Gazeta Blic” pjesëmarrjen në këtë mbledhje, duke theksuar se “problemet nuk rregullohen duke hequr dorë por duke u angazhuar drejtpërdrejtë e aktivisht.”
“Unë kam marr ftesë për mbledhje e Kryesisë e cila do të mbahet sot në orën 15:00, dhe me aq sa jam e informuar, edhe anëtarët tjerë që janë dorëhequr kanë marrë ftesë.
Une do ta rrespektoj vendimin e Kryesisë së Lëvizjes, pra do të jem e pranishme në mbledhjen e Kryesisë dhe bashkërisht do të bëjmë përpjekje në zgjidhjen e problemit në organet e Lēvizjes VETËVENDOSJE!.
Duke pasur parasysh që Lëvizja është shpresa e vetme në vend, e kemi obligim përpjekjen për shkak të vendit, qytetarëve dhe aktivistëve”, tha Haxhiu.
Vetëvendosje ka disa javë që po përballet me dorëheqje të anëtarëve të saj.
Përplasjet në Vetëvendosje, dolën në sipërfaqe pas publikimit të bisedave private mes disa deputetëve të këtij subjekti politik, ku kishte edhe shprehje fyese në drejtuar Albin Kurtit.
Në ditën kur kishte dhënë dorëheqje, kryetari i deritashëm i Vetëvendosjes, Visar Ymeri kishte potencuar përçarjet e vitit të fundit në këtë lëvizje dhe, siç ishte shprehur ai, kishte bërë “të pamundurën për të ndikuar në ndaljen e tyre”.
Lëvizja Vetëvendosje u themelua në vitin 2004. /Gazeta Blic/

T� tjera
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
































