Rozë

Yllka Gashi kthehet pas dy viteve në Prishtinë, familja e pret me lule e ëmbëlsira (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 22 May 2017

Aktorja e njohur e serialeve vendore, Yllka Gashi, pas dy viteve është rikthyer sërish në Prishtinë.

Ka mbi dy vite që ajo dhe bashkëshorti i saj bashkë me fëmijët, janë shpërngulur dhe jetojnë në New York.

E së fundmi, pas dy viteve mungesë, ata janë kthyer sërish në Kosovë, ndërsa Yllka ka qenë ajo e cila menjëherë ka publikuar disa fotografi në Instagram nga Aeroporti i Prishtinës.

-Advertisement-

Ndërkohë, familjarët të cilët prisnin me mall ardhjen e aktores, kishin përgatitur një sërë befasish për të.

Plot lule e ëmbëlsira ishin përgatitur enkas për aktoren e njohur, e cila vërehej më se e buzëqeshur për arritjen e saj në Kosovë.

“Kur kthehesh n’shpi mas gati 2 vjetve edhe ma t’dashtunit e shpirtit t’presin me lule e ambëlsina!” (sic.), shkrun në mbishkrimin e fotografive Yklla Gashi. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera