Sport

Ylli i Romës paralajmëron pensionimin (Foto )

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 25 August 2017

Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan pranon se do të reflektojë mbi të ardhmen e tij me ekipin kombëtar belg pasi u anashkalua keq nga trajneri Roberto Martinez, përcjell ORAinfo.

Nainggolan, u la jashtë skuadrës së Belgjikës për kualifikimet  e ardhshëm të Kupës së Botës 2018 kundër Gjibraltarit dhe Greqisë, duke bërë që mesfushori i Romës,  të mendojë të tërhiqet krejtësisht nga kombëtarja .

“Jam shumë i zhgënjyer. Kam ndërmend ta zgjidh këtë situatë, unë do të mendoj për atë që ka ndodhur dhe të ardhmen time “, ka thënë futbollisti 29-vjeçar.

-Advertisement-

Në anën tjetër Martinez, ka thënë se Nainggolan nuk është në formën e duhur prandaj edhe nuk është ftuar farë në përfaqësuese./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera