Sport

Ylli i Kosovës shënon në humbjen e Salzburgut nga Lazio

Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 05 April 2018
Lazio e ka fituar me rezultat 4:2 ndeshjen e parë çerekfinale ndaj skuadrës nga Austria, Salzburg.

Në këtë ndeshje për Salzburgun shënoi edhe mesfushori nga Kosova, Valon Berisha.

Lazio gjeti golin e epërsisë në minutën e 8’ me anë të Lulic, ndërsa në minutën e 30’,mysafirët barazuan përmes Berishës, që shënoi nga penalltia.

-Advertisement-

Me të filluar pjesa e dytë, Lazio rikthej epërsinë kur shënoi Parolo. Në minutën e 71’, Minamino barazoi për 2:2. Kjo ishte e gjitha që bënë mysafirët.

Në vazhdim të ndeshjes, Lazio shënoi edhe dy herë, me anë të Anderon dhe Immobile.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera