Sport

Ylli i Tottenhamit lidhet me vajzën e Guardiolës, paparaci i kap duke u takuar për drekë

Autori: Gazeta inFokus 23:37 | 05 October 2021

Zhurmat për lidhjen e mundshme të sulmuesit të Tottenham-it të Londrës, Dele Alli me bijen trajnerit e Manchester City, Pep Guardiola vijojnë të forcohen teksa dyshja u panë përsëri në një drekë të shpejtë romantike në zonën luksoze Mayfair në Londër.

Sulmuesi 25 vjeçar i Spurs, më herët ishte parë të puthte 20-vjecaren Maria, në një bar në Londër, dhe miqësia e tyre duket se nuk është zbehur edhe pas disa muajsh.

Bija e trajnerit të Manchester City ecte përpara teksa Dele e ndiqte me kafet në dorë teksa dilnin nga një dyqan Starbucks pasi kishin qenë bashkë më herët në restorantin aty pranë Novikov Restaurant.

-Advertisement-

Zona luksoze e qendrës së Londrës është e njohur për fytyrat e famshme e gjithashtu për futbollistët e Premier League që e frekuentojnë, siç besohet se klientë të rregullt aty janë dhe Justin Bieber, Anthony Joshua, Drake e Novak Djokovic.

Ndërkohë karriera e Dele është e paqartë me skuadrën e tij me disa muaj pa shënuar.

Por ai duket se nuk e vriste shumë mendjen teksa hyri me Marian në një makinë që i priste dhe u larguan.

Lidhja e re vjen pas zhgënjimit të Dele me ndarjen nga e dashura modele e pesë viteve Ruby Mae, në shkurt.

Kampionët e Man City tentuan fort në verë të merrnin në skuadër shokun e ngushtë të Dele, Harry Kane por marrëveshja nuk u arrit.

Një dëshmitar thoshte më herët për The Sun: “Dele e Maria nuk dukej se e vrisnin mendjen për asgjë. Ata putheshin para DJ me qindra njerëz që kishte në bar”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera