Sport

Ylli i Shqipërisë infektohet me COVID-19, humb ndeshjen me Poloninë

Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 11 October 2021

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit tronditet përsëri nga COVID-19. Një tjetër titullar humbet sfidën kundër Polonisë dhe vë në vështirësi të mëdha trajnerin Edi Reja.

Sipas asaj që ka mësuar “Panorama Sport”, sulmuesi Sokol Cikalleshi ka rezultuar pozitiv ndaj COVID në testet që kryhen një ditë para sfidave dhe për këtë arsye është izoluar menjëherë nga pjesa tjetër e ekipit.

Ai nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e sotme të kuqezinjve pasi tashmë nuk llogaritet në planet e teknikut italian për sfidën ndaj Polonisë.

-Advertisement-

Cikalleshi është rasti i dytë pozitiv pas Hoxhallarit në këtë grumbullim mes kuqezinjve, ndërsa i infektuar ka rezultuar që në fillim të grumbullimit edhe fizioterapisti Voci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera