Sport

Ylli i Serie A: Pendohem që i bleva 3 makina brenda ditës

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 11 September 2019

Sulmuesi i Fiorentinës, Kevin-Prince Boateng, ka thënë se pendohet për mungesën e profesionalizmit që e kishte treguar në fillim të karrierës, kur i kishte blerë tri makina brenda ditës.

Boateng njihej më shumë për sjelljet e tij jashtë fushës së futbollit sesa brenda saj, pasi kishte dështuar të zinte vend në klube si Tottenham, Dortmund dhe Milan.

-Advertisement-

Megjithatë, 32-vjeçari e ka rigjetur veten tani si sulmues, duke shënuar gola për skuadrat si Las Palmas, Frankfurt, Sassuolo dhe tani Fiorentina.

“Kthehem prapa dhe them: ‘S’e kam trajtuar futbollin si punë’. Isha idiot. Kam pasur talent, por jam stërvitur minimalisht, vetëm një orë. Në stërvitje shkoja i fundit dhe u largoja i pari. Dilja argëtohesha me shokë”, tha Boateng.

“Kisha para, jetoja si mbret. Nuk shkoja asnjëherë në palestër. Por kjo ta ndryshon karrierën më vonë”, shtoi ai.

“I bleva tri makina brenda ditës sa isha në Tottenham: një Lamborghini, një Hummer dhe një Cadillac”, zbuloi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera