Sport

Ylli i Realit mbështet Julen Lopeteguin

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 22 October 2018

Mesfushori spanjoll ka mbrojtur trajnerin e Realit Julen Lopetegui, duke thënë se do të ishte “çmenduri” që ai të shkarkohet pas vetëm dy muajve të kaluar te skuadra madriliane, shkruan Gazeta inFokus.

Isco këmbëngul se Real Madridi po refuzon të ‘vajtoj’ për largimin e Cristiano Ronaldos te Juventusi, duke pyetur pse ata të ndihen keq për një lojtar që nuk donte më të përfaqësonte Los Blancos.

Pesë herë fitues i Topit të Artë Ronaldo u transferua te kampionët e Serie A për 112 milionë euro, përfshirë shpërblimet gjatë verës dhe ka lënë një zbrazëti të madhe te Reali të cilët kanë luftuar për të mbushur këtë hapsirë të lënë bosh.

-Advertisement-

Në të vërtetë, skuadra e Julen Lopetegui nuk është duke kaluar në formën e duhur pas një seri rezultatesh negative duke përfshirë edhe humbjen në javën e fundit të La Ligës nga Levante me rezultatin 1:2. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera