Sport

Ylli i Real Madridit i kërkon Taynas të mbajë koncert në Brazil

Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 20 November 2019

Tayna dhe Vinicius duket se tashmë po komunikojnë në Instagram!

Reperja Tayna ka zbuluar se lojtari i Realit të Madritit, Vinicius Jr., ka shprehur dëshirën që ajo të mbajë një koncert në Brazil.

Kjo dëshirë është shprehur nga futbollisti përmes mundësisë së bashkëbisedimit që Tayna ka pasur sot me ndjekësit e saj në Instagram.

-Advertisement-

Vinicius, i cili luan për ekipin spanjoll Real Madrid, është me prejardhje braziliane, i ka shkruar reperes kosovare: “Dua një koncert në Brazil”.

Ndërsa Tayna ia ka kthyer me: “Organizoje pra”.

Mbetet të shihet nëse ky koncert do të organizohet dhe artistes do t’i hapen rrugët edhe për karrierë ndërkombëtare.

E i gjithë ky ‘fiksim’ i Vinicius pas Taynas erdhi kur ai e ka shpërndarë në profilin e tij këngën më të fundit të artistes e madje edhe e ka ndjekur në Instagram.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera