Sport

Ylli i Kosovës: “Hashim Thaçi është boss”

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 02 April 2020

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka bërë një postim mjaftë interesant në profilin e tij zyrtar në instagram, shkruan Gazeta inFokus.

Vojvoda ka postuar një fotografi të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit në instastory, duke i vënë një mbishkrim ‘Boss’.

Ylli kosovar këtë kohë karantinë në shtëpi e ka shfrytëzuar të merret pak edhe më politikë.

-Advertisement-

Vojvoda nuk është i vetmi futbollist i Kombëtares së Kosovës që bënë një gjë të tillë, pasi ditë më parë një postim politik e kishte bërë edhe kapiteni, Amir Rrahmani.

Rrahmani kishte reaguar pas rrëzimit të Qeverisë, duke i dhënë përkrahje kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Mërgim Vojvoda është nga Skenderaj nga vjen edhe presidenti Thaçi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera