Sport

Ylli i kombëtares së Kosovës bëhet baba për herë të dytë

Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 19 November 2020

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, këtë të enjte është bërë baba për herë të dytë, shkruan Gazeta inFokus.

Muriqi është bërë baba i një vajze, emri i të cilës nuk është bërë publike.

Ka qenë gruaja e sulmuesit prizrenas, Edibe Muriqi, ajo që ka njoftuar se ata sot janë bërë prindër për herë të dytë.

-Advertisement-

“Mirë se erdhe bebe, është vajzë”, ka shkruar ajo.

Vedati dhe Edibja janë prindër edhe të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Orhan./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera