Sport

Ylli i Juventusit përkrahë Superligën Evropiane: Futbolli ka nevojë për ndryshime

Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 23 April 2021

Mbrojtësi i Juventusit, Danilo, ka dalë në përkrahje të Superligës Evropiane duke thënë se futbolli ka nevojë për ndryshime, shkruan Gazeta inFokus.

29 vjeçari i ka quajtur të kota kërcënimet e FIFA-s dhe UEFA-s për skuadrat të cilat kanë qenë themeluese të kësaj gare.

“Unë mendoj se nëse 12 klubet e kanë pranuar këtë projekt të ri, kjo është për shkak se ata kanë parë që ka nevojë për disa ndryshime në futboll. Nuk e di nëse projekti i Superligës do të ishte i duhuri, por tani do të duhet të flasim të gjithë së bashku për të bërë disa ndryshime, gjithashtu për të shpëtuar futbollin. COVID ka prekur çdo aspekt të jetës dhe futbolli nuk është kursyer. Unë mendoj se nëse UEFA do të shqetësohej vërtet për lojtarët, ata nuk do të na bënin të udhëtonim kaq shumë në mes të një pandemie dhe ata nuk do të na bënin të luanim kaq shumë në këtë vit të vështirë. Për mua, si një futbollist, nuk ishte aspak e këndshme të kërcënohesha nga UEFA dhe FIFA”, tha Danilo.

-Advertisement-

Kujtojmë që ‘Zonja e Vjetër’ ishte njëra ndër 12 klubet që themeluan Superligën./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera