Rozë

Ylli i hitit “I Love Rock ‘N’ Roll “ vdes nga koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 31 March 2020

Aktori dhe këngëtari i njohur amerikan, Alan Merrill, ka vdekur pas infektimit me koronavirus. Ai ishte 69 vjeq.

Vajza e tij Laura e ndau lajmin për vdekjen e yllit të hitit “I Love Rock ‘N’ Roll”.

-Advertisement-

“Më dhanë dy minuta për t’i dhënë lamtumirën. Ai dukej paqësor dhe ndërsa u largova kisha akoma një shpresë. Eca për në shtëpi dhe kisha shpresë ende në zemrën timë. Qyteti që e njihja ishte i zbrazët. Ndjeva se isha i vetmi person këtu dhe mbase në shumë mënyra isha. Deri në kohën kur u futa në dyert e banesës sime, mora lajmet se ai kishtë ndërruar jetë”, ka shkruar Laura.

“Kohët e fundit ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Unë isha në një shfaqje të tij rreth dy javë më parë”, ka thënë Merril.

I Love Rock ‘N’ Roll u bë një hit global në vitin 1982 dhe është kënduar edhe nga artistë duke filluar nga Britney Spears e deri tek Ëeird Al Yankovic.

Alan Merrill, i cili lindi Allan Preston Sachs në Neë York, kishte një karrierë të gjatë dhe të larmishme si muzikant. Ai nënshkroi marrëveshjen e tij të parë rekord si këngëtar kryesor i grupit The Lead, i cili pati një hit të madh në Japoni me Aoi Bara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera