Rozë

Ylli i filmit ‘Twilight’ gjendet i vdekur së bashku me të dashurën e tij, policia gjeti në banesë…

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 19 May 2020

Ylli i filmit Twilight, Gregory Tyree Boyce dhe e dashura e tij janë gjetur të vdekur në banesën e tyre në Las Vegas.

Zyra e policisë në Las Vegas konfirmoi se Boyce, 30 vjeç dhe 27-vjeçarja Natalie Adepoju, u gjetën të vdekur më 13 maj. Shkaku i vdekjes së çiftit nuk është zbuluar ende por burimet thanë për ‘TMZ’ se një substancë e panjohur si pluhur i bardhë u gjet në vendin e ngjarjes, por kjo nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Boyce ishte i njohur për rolin e tij si Tyler Crowley në filmin e parë të ekskluzivitetit në Twilight. Karakteri i tij thuajse e ‘goditi‘ Bella Swan, të luajtur nga Kristen Stewart. Ai gjithashtu u shfaq në filmin Apokalipsi i shkurtër në 2018.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera