Sport

Ylli i Chelseat ka marrëveshje në parim me Barcelonën

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 29 December 2021

Mbrojtësi spanjoll dhe kapiteni i skuadrës së Chelseat Cesar Azpilicueta ka një marrëveshje në parim që verën e ardhshme të transferohet te gjigandi katalunas Barcelona, raporton Gerard Moreno.

Sipas spekulimeve, thuhet se transferimi i yllit të Chelseat te “Blaugranët” është një marrëveshje e kryer, përcjell KosovaPress.

Trajneri i ri Xavi e njeh Azpilicuetan pasi që në të kaluarën kanë luajtur së bashku te Kombëtarja e Spanjës, dhe tani dëshiron me çdo kusht ta ketë në skuadrën e tij kapitenin e Chelseat.

-Advertisement-

Kontrata aktuale e Azpilicuetas me Chelsean skadon në fund të këtij sezoni, ku mbrojtësi spanjoll që nga transferimi te “Blutë” e Londrës ka arritur të bëjë 449 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 14 gola dhe 56 asistime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera