Ylli i Barçës, i habitur nga Zidane: S’është normale të kthehesh pas 9 muajsh!
Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 14 March 2019
Jordi Alba e sheh me habi kthimin e Zinedine Zidane te rivalët e “El Clasico” kaq shpejt, pas largimit nga klubi i bardhë. Francezi, çuditërisht dha dorëheqjen si trajner i Real Madridit, pasi i udhëhoqi gjigantët spanjollë në fitimin e tre titujve radhazi të Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, Zidane u rizgjodh trajner të hënën, pas largimit të Santiago Solarit dhe eliminimit nga gara madhore kontinentale e “Los Blancos”, në duart e Ajax, me ekipin nga “Bernabeu” 12 pikë pas Barcelonës, në La Liga. I pyetur për rikthimin e Zidane, pasi Barça fitoi ndaj Lyon 5-1, për të arritur në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, Alba u shpreh i befasuar:
“Real Madrid ishte favoriti i Champions-it, në teori. Sidoqoftë, ne pamë se Ajax ishte më i mirë në të dyja ndeshjet dhe e meritoi të kualifikohej. Isha i habitur nga rikthimi i Zidane te Real Madrid. Nuk është normale që një trajner të kthehet pas nëntë muajsh”.
Ndërsa të bardhët e Zidane dominuan në Europë, në eksperiencën e tij të parë si trajner, 46-vjeçari mundi ta drejtojë Real Madridin vetëm në fitimin e një titulli të brendshëm. Barcelona e ngriti trofeun e La Liga-s tri herë në atë periudhë. Alba do të ketë mjaft mundësi për ta provuar veten dhe për ta merituar respektin e klubit katalanas, sikurse ishte kontrata e re me Barçën deri më 2024. Ai tha për këtë marrëveshje:
“Kurrë nuk e kam parë veten jashtë Barcelonës. Kam qenë këtu dhe ëndrra ime ishte të qëndroja. Me kalimin e viteve kam vazhduar të rritem dhe e kam vërejtur më shumë dashurinë nga tifozët. E kam parë gjithmonë veten në Barcelonë dhe ëndrra ime është të dal në pension këtu. Kam familjen time këtu, mbështetjen e saj, të tifozëve dhe të shokëve të mi. Nuk mendoj se do të isha më i lumtur kudo tjetër”.
Të tjera
-
“O Zot tërmet!”, momenti kur lëkundjet me magnitudë 7.0 godasin Kaliforninë, videot e frikshme nga banorët
Një tërmet i fuqishëm goditi Kaliforninë Veriore një ditë më parë, ndërsa u l...
-
Haxhiu: Miratimi i Ligjit për Byronë, hap i rëndësishëm në luftimin e korrupsionit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur lajm të mirë miratimin ...
-
Haziri: Funksionarët i ka marrë VV-ja, por LDK-ja i ka kthyer votuesit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se votues...
-
Si mund të ndalohet futja e armatimit në veri?
“Është sekret publik që veriu i Kosovës ka pasur shumë armatim. Ka qenë depo ...
-
Kryeministri Kurti po qëndrkn për vizitë në Sarajevë
Kryeministri Albin Kurti po realizon një vizitë të shkurtër në Bosnjë-Hercego...
-
Seanca e natës për të cilën opozita tha se u thirr pa u përfillur procedurat, krejt çka ndodhi në orët e vona
Kuvendi i Kosovës ka vazhduar punimet në orët e vona të mbrëmjes, me praninë ...
-
Stradner: Serbia përmes narrativës pro-ruse po vepron si një aktor kyç për të nxitur kaos në Ballkan
Sulmi i 29 nëntorit në kanalin e Ibër Lepencit është bërë temë kryesore në me...
-
Mot kryesisht i vranët sot, në mbrëmje më shumë të reshura shiu
Reshjet pritet të pushojnë orëve të para të ditës së premte, megjithëse pasdi...
-
Loja e rrezikshme në TikTok: Nxënësit “Supermen” kërcejnë e lëndojnë veten
Të paktën tre nxënës veç në shkollat e Lipjanit pësuan lëndime, kur tentuan t...
-
Djali i Fadil Fazliut thotë se babai i tij u “kidnapua”, jep detaje
Fahri Fazliu ka treguar detaje rreth arrestimit të babait të tij, Fadil Fazli...
-
Ganimete Musliu bën thirrje për mbylljen e Gjykatës Speciale: Po shkel mbi parimet e drejtësisë kombëtare dhe ndërkombëtare
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar...
-
Çfarë urgjence ka Fitore Pacolli, i thërret deputetët në ora 22:10 për t’i shqyrtuar dy projektligje – ftesa iu shkon pas fillimit të takimit
Kryetarja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, ...