Rozë

Ylli britanik i popit ndan pamjet kur ishte ushtar i NATO-s në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 30 November 2023

Njihet më shumë si këngëtar, por në të kaluarën e tij ka qenë edhe ushtarak që në fund të viteve ’90 ka luftuar në Kosovë.

Artisti anglez James Blunt, ka shpërndarë një cideo në Instagram ku njofton fansat që nuk e dinë angazhimin e tij në luftën në Kosovë.

“A ju kam thënë ndonjëherë se përpara se të isha një yll i popit, kam qenë në ushtri?”, shkruan Blunt në mbishkrimin e videos.

-Advertisement-

Në qershor të vitit 1999, Blunt, asokohe kapiten i ushtrisë angleze, ishte i pari oficer që hyri në Prishtinë në krye të një reparti zbulimi, që do të përgatiste hyrjen e kontingjentit të NATO-s.

Sikurse ka treguar disa herë, në atë rast Blunt nuk iu bind një urdhri të gjeneralit Wesley Clark për të asgjësuar një kontingjent prej 200 ushtarësh rusë që bllokonin një pistë avionësh.

Këngëtari i njohur duket se është bërë nostalgjik duke risjellë dhe njëherë në vëmendje video të tij nga lufta në kosovë dhe angazhimin e NATO-s për të shpëtuar popullsinë civile.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera