Sport

Ylli i Barçës e dëshiron Interin

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 05 January 2018

Raportohet se Gerard Deulofeu është i lumtur t’iu bashkohet Interit, por Barcelona do ta lejojë atë të largohet vetëm në rast se ia del ta blejë Philippe Coutinhon nga Liverpooli.

“Zikaltrit” janë duke kërkuar ta përforcojnë skuadrën në janar, por shqetësimet rreth Financial Fair Play nënkuptojnë se ata mund vetëm të huazojnë shkëmbejnë gjatë këtij afati kalimtar, transmeton Express.

Tuttomercatoweb raporton se Deulofeu është i etur të rikthehet në Itali, ku i kaloi gjashtë muaj si e huazuar te Milani sezonin e kaluar.

-Advertisement-

Megjithatë, Barcelona nuk do ta lëshojë atë pa e siguruar blerjen e Coutinhos dhe po ashtu i dëshiron të paktën 12 milionë euro që i pagoi për të.

Në anën tjetër, Interi nuk mund të pajtohet me këtë, pasi nëse dëshiron t’i respektojë rregullat e Financial Fair Play, atëherë mund vetëm ta huazojë fillimisht e pastaj ta blejë spanjollin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera