Lajme

Yll Zekaj vazhdon angazhimin si konsulent juridik i AGK-së

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 12 August 2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton se ka vazhduar angazhimin e Yll Zekaj si konsulent juridik për t’u ofruar ndihmë juridike organizatës dhe anëtarëve të saj.

AGK-ja thotë se kjo u bë me mbështetjen e dhënë nga Misioni OSBE-së në Kosovë.

“Për AGK-në, mbrojtja ligjore e komunitetit që përfaqësojmë është një nga komponentët më të rëndësishme, andaj, jemi mirënjohës për ndihmën e dhënë nga OSBE-ja, për të angazhuar Zekajn si konsulent juridik”.

-Advertisement-

“AGK-ja, inkurajon të gjithë kolegët që t’i raportojnë rastet e shkeljeve të drejtave në vendin e punës, gjithashtu dhe rastet kur pengohen gjatë kryerjes së detyrës apo janë cak i sulmeve e kërcënimeve online, dhe atyre fizike”, thuhet në postimin e publikuar në Facebook./ Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera