Lajme

Yll Zekaj flet për anomalinë juridike si u ngrit aktakuza ndaj Infokusi-t për pasaportën e Blerim Devollit

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 04 May 2022

Koordinatori i qendrës për ndihmë juridike falas në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Yll Zekaj, ka thënë se ka aktakuza ndaj gazetarëve se kanë raportuar për pasaportë të falsifikuar të një biznesmeni.

I ftuar të martën në emisionin “Tempus” të KTV-së, Zekaj ka thënë se për këtë është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ndaj gazetarit.

Zekaj ka shtuar se informatën gazetari nuk e ka nxjerrë prej dikujt, por e ka pasur nga burimet e veta, të cilat janë të mbrojtura.

-Advertisement-

“Ne patëm raste shumë të freskëta edhe gjatë ditëve që shkuan kur gazetarë të caktuar për shkak të plasimit të lajmeve në media ndaj tyre ngrihet aktakuzë për çka është një anomali juridike për kallëzim të rrejshëm apo lajmërim të rrejshëm për shkak se gazetari ka raportuar për një pasaportë të falsifikuar për një biznesmen. Çka bën një prokuror i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, shkon dhe ngritë një aktakuzë kundrejt një gazetari, që në rastin më të keq ka mundur të jetë ndonjë shpifje apo ndonjë fyerje, që shpifja e fyerja e dimë që është e dekriminalizuar edhe në Kosovë, por edhe në shtetet demokratike”, ka thënë ai. /BetimipërDrejtësi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera